OKB-ja: Sulmet izraelite detyrojnë ikjen e 110.000 palestinezëve nga Rafah. / Foto: AA Archive

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se është rritur në 110 mijë numri i njerëzve që janë larguar nga rajoni Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Izraeli intensifikoi sulmet më 6 maj dhe ku po strehohen rreth 1 milion palestinezë të zhvendosur.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se vazhdojnë migrimet e detyruara për shkak të intensifikimit të sulmeve të ushtrisë izraelite.

"UNRWA parashikon se rreth 110 mijë njerëz janë larguar nga Rafah në kërkim të strehimit sigurt. Por, në Gaza asnjë vend nuk është i sigurt dhe kushtet e jetesës janë shumë keq. Shpresa e vetme është armëpushimi urgjent", thuhet në deklaratë.

Më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë, ndërsa në mëngjesin e 7 majit ajo filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës, si dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

TRT Balkan / agjencitë