OKB-së po i mbaron karburanti në Gaza, kalimet kufitare mbeten të mbyllura / Photo: AA

Karburanti kritik i naftës për të pompuar ujin e pijshëm, për të mbajtur komunikimet dhe për të ofruar ndihma në Gaza është drejt fundit dhe vlerësohet se ushqimi tashmë në jug do të zhduket deri në fund të javës, ka raportuar një zyrtar i lartë humanitar i OKB-së pas mbylljes nga Izraeli të dy pikave kryesore të kalimit në territor.

Andrea De Domenico, kreu i zyrës humanitare të OKB-së në territoret palestineze, tha se operacioni ushtarak i Izraelit dhe urdhri i evakuimit në Rafah ka rezultuar në "zhvendosjen e detyruar të dhjetëra mijëra njerëzve".

Zona që Izraeli u tha palestinezëve të zhvendoseshin është kryesisht duna rëre dhe nuk ka tualete, pika uji, kullim, strehim ose objekte shëndetësore, deklaroi De Domenico në një konferencë virtuale për shtyp nga Jerusalemi.

Izraelitët nuk janë në terren duke ofruar shërbime dhe po kërkojnë partnerë humanitarë, tha ai.

Sipas tij, është e pamundur të ketë përmirësim të kushteve pa mbërritjen e furnizimeve dhe karburanteve për t'i transportuar ato në vendet e reja. Pa karburant dhe më shumë miell, 16 furrat e bukës të mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së në gjithë Gazën do të detyrohen të pezullojnë funksionimin, raportoi kreu i zyrës humanitare.

Nëse furnizimet ushqimore shtesë nuk mund të dorëzohen, trajtimi i më shumë se 3.000 fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja akute do të ndërpritet, tha ai, dhe tri nga spitalet kryesore të mbetura "do të bëhen të pafuqishme".

AA