Palestinezët spektikë se zgjedhjet në ShBA do të sjellin ndryshim           / Foto: AA

Palestinezët në Gaza janë shprehur skeptikë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në ShBA do të sjellin ndryshim në situatën e tyre ndërsa enklava vazhdon të durojë sulmet e pandërprera izraelite që nga tetori 2023.

Shumë besojnë se pavarësisht nga fituesi, mbështetja e ShBA-së për Izraelin do të mbetet e palëkundur.

Palestinezët shprehën dëshpërim se një president i ri i ShBA-së nuk do të jetë në gjendje të ndalojë gjenocidin e Izraelit në Gaza, i cili ka vazhduar për më shumë se një vit.

Gazetari vendas Abdullah Mikdad tha për Anadolu se palestinezët besojnë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e ShBA-së ndaj Izraelit, pavarësisht nëse Shtëpia e Bardhë drejtohet nga Donald Trump apo Kamala Harris.

“Ajo që është e rëndësishme për ne është që presidenti i ardhshëm i ShBA-së të vijë me një vizion për t'i dhënë fund konfliktit izraelit dhe arabo-palestinez dhe të punojë për të zbatuar realisht zgjidhjen me dy shtete”, tha Mikdad, duke theksuar se palestinezët duan më shumë se slogane boshe.

Ai shtoi se palestinezët duan të shohin një qeveri amerikane që nuk nxit konfliktin në rajon, por punon për t'i dhënë fund.

TRT Balkan