Për tre muaj izraelitët vranë 4.156 nxënës palestinezë / Photo: AA

Njoftohet se Izraeli ka vrarë 4.156 nxënës palestinezë dhe ka plagosur 7.818 të tjerë në Rripin e Gazës të bllokuar, si dhe në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori 2023. Në komunikatën e Ministrisë së Arsimit të Palestinës jepen informacione për humbjet në komunitetin arsimor dhe dëmtimet e institucioneve nga sulmet izraelite.

“4.156 nxënës palestinezë janë martirizuar dhe 7.818 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Gjithashtu, thuhet se 37 nga nxënësit e vrarë dhe 282 nga të plagosurit janë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Po ashtu, nga ministria thonë 278 shkolla publike në Gaza dhe 65 shkolla të lidhura me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) janë bombarduar, 83 prej tyre janë dëmtuar rëndë dhe 7 janë shkatërruar plotësisht. Raportohet se gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor janë dëmtuar 38 shkolla.

Po ashtu, theksohet se 29 për qind e ndërtesave shkollore në Gaza u bënë të papërdorshme sepse ato ishin dëmtuar plotësisht ose në masë të madhe dhe 133 shkolla publike u përdorën si qendra strehimi.

TRT Balkan / agjencitë