Putin u takua me Orban dhe pret të diskutojë për Ukrainën / Photo: Reuters

Presidenti rus Vlladimir Putin tha të premten se pret të diskutojë perspektivat e një zgjidhjeje paqeje në Ukrainë në një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Duke hapur takimin në Moskë, Putin tha se dëshiron të mësojë nga Orban qëndrimin e Bashkimit Evropian për situatën në Ukrainë.

Më 1 korrik, Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Belgjika.

“Shpresoj se në këtë situatë të vështirë do të kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime për marrëdhëniet dypalëshe.

Dhe, sigurisht, nëse flasim për perspektivat e krizës më të madhe evropiane, e kam fjalën në drejtim të Ukrainës”, tha lideri rus.

Orban tha më parë se kishte mbërritur në Moskë në një "mision paqeje", duke vënë në dukje se ishte "ndalja e dytë" e tij pas një udhëtimi në Kiev më 2 korrik.

Bashkimi Evropian mbështeti Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë që filloi në shkurt 2022.

TRT Balkan / agjencitë