Ursula von der Leyen fitoi mbështetjen nga deputetët evropianë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian.
Parlamenti Evropian i përbërë nga 720 anëtarë miratoi kandidaturën e saj me 401 vota pro dhe 284 kundër. Pati 15 abstenime dhe shtatë vota të pavlefshme.
Politikania konservatore 65-vjeçare mori për herë të parë detyrën si presidente e Komisionit Evropian më 1 dhjetor 2019.
TRT Balkan / agjencitë