Në rast se Mali i Zi dëshiron të respektojnë sundimin e ligjit dhe tejkalimin e krizës politike dhe institucionale, hapi i parë që duhet bërë është kompletimi i Gjykatës Kushtetuese, është porosia e ministrës së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Në të kundërtën, siç tha Fajon, vihet në pyetje legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale.
Bashkimi Evropiam, shtoi ajo nuk dëshiron t’i kthejë shpinën Mali të Zi, për shkak se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, mirëpo në rastin e zgjedhjes së gjykatësve politikanët patjetër të tregojnë përgjegjësi.
“Nëse zgjedhin një a dy gjykatës, nuk do të ishte porosia më e mirë, por gjykata do të jetë funksionale. Përgjegjësi e politikanëve është të dalin nga ky format ‘kush do të jetë kush’ si dhe të bëjë gjykatë funksionale dhe të pavarur. Janë 27 kandidatë, që është e shkëlqyeshme për dallim nga herat e tjera dhe jam e sigurt se ekzistojnë mjaftueshëm profesionista për t’u zgjidhur katër gjykatës”, tha Fajon.
Kryediplomatja sllovene Fajon, mes të tjerash është shprehur se nuk është e sigurt se BE-ja dëshiron të ndërpresë negociatat me Malin e Zi, por se kjo është njëra nga mundësitë.
Kuvendi i Malit të Zi javë me parë solli vendim që zgjedhjet presidenciale të mbahen me 19 mars të këtij viti.
Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, mandatin e ri e filloi më 20 maj të vitit 2018.