Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenti Erdoğan është pritur nga Rama në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërkohë pas takimit dypalësh do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.
Pas takimeve, Erdoğan dhe Rama do të mbajnë një deklaratë për mediat, si dhe është planifikuar të nënshkruhen disa marrëveshje.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, kryediploamti turk Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe i Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın si dhe kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes Ali Erbaş.