MIT-i neutralizoi të ashtuquajturin lider të PKK/YPG-së në Siri, Murat Ateş.     /Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) neutralizoi Murat Ateş, një nga të ashtuquajturit drejtues të organizatës terroriste PKK/YPG, me një operacion në rajonin Qamishli të Sirisë.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë thuhet se Murat Ateş, i njohur si "Renas Amed", për një kohë të gjatë ka qenë nën vëzhgim të ngushtë nga ekipi special i caktuar nga MIT-i..

Terroristi Ateş u neutralizua me një operacion në Qamishli të Sirisë. Terroristi Ateş, i cili iu bashkua organizatës terroriste PKK nga Evropa në vitin 2014, kreu aktivitete të armatosura në rajonet Kandil, Avashin dhe Garaa të Irakut dhe Sirisë midis viteve 2014-2016.

Terroristi Ateş ishte në mesin e terroristëve që menaxhonin trafikun e paligjshëm të parave të organizatës.

TRT Balkan / agjencitë