Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme mes një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së. / Foto: AA

Korporata e Radios dhe Televizionit Turk (TRT) organizoi ngjarjen “Një natë Palestine në Ramazan”, kushtuar ndërgjegjësimit për betejat e vazhdueshme të popullit palestinez në mes të agresionit izraelit. Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobaci, foli me pasion, duke thënë: “Herët a vonë, Izraeli do të kuptojë se ekzistenca e tij nuk mund të mbahet përmes gjakderdhjes së fëmijëve të pafajshëm”.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Gaza që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi.  / Foto: AA

“Gjersa po e mbajmë Ramazanin, zemrat tona shkojnë për vëllezërit dhe motrat tona palestineze që durojnë vuajtje të jashtëzakonshme,” tha Sobaci në ngjarjen e mbajtur në kampusin TRT Ulus në Istanbul. “Sot, ne qëndrojmë në solidaritet me ata në Gaza, Rafah dhe Bregun Perëndimor, duke riafirmuar se ata nuk janë vetëm në luftën e tyre.”

Gati 32.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në Gaza dhe më shumë se 74.000 janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.  / Foto: AA

Ambasadori i Palestinës në Türkiye, dr. Faed Mustafa, theksoi situatën e rëndë në Gaza, duke thënë: “Po flasim për shkatërrim që tejkalon 70 për qind të tokës në Gaza. Shkatërrimi preku gjithçka në Gaza, duke përfshirë spitalet, universitetet, shkollat, xhamitë, dhe kishat. Ata nuk lanë asgjë në Gaza.”

Duke folur në aktivitetin e organizuar nga TRT-ja, ambasadori i Palestinës në Türkiye, dr. Faed Mustafa, përsëriti moton e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan “Bota është më e madhe se pesë” dhe tha: “Sistemi aktual ndërkombëtar nuk i shpëtoi palestinezët dhe nuk arriti drejtësi.”   / Foto: AA

Mustafa theksoi më tej numrin e ofensivës ushtarake izraelite, e cila ka rezultuar në gati 32.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, të vrarë dhe më shumë se 74.000 të plagosur. Bllokada e ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme. Gjatë aktivitetit, u shfaqën pesë dokumentarë, duke përfshirë “Pushtimi digjital”, “Zionizmi: Prodhimi i një shteti” dhe “Rafah: Një strehë e pasigurt”, të cilët dhanë njohuri mbi sfidat e shumanshme me të cilat përballen palestinezët. Këta dokumentarë hedhin dritë mbi ndikimin e konfliktit izraelito-palestinez në aspekte të ndryshme të jetës palestineze, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën.

Dokumentarët hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme të konfliktit Izrael-Palestinë.  / Foto: AA

Veprimtaria shfaqi gjithashtu video trailera për dokumentarët e ardhshëm, duke theksuar më tej betejat e vazhdueshme të popullit palestinez. Nëpërmjet këtyre shfaqjeve, TRT-ja synoi të rriste ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të palestinezëve dhe të bënte thirrje për mbështetje ndërkombëtare për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe shtypjes që ata durojnë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë  /Foto: AA

Veprimtaria përfundoi me një mesazh shprese, ndërsa pjesëmarrësit riafirmuan angazhimin e tyre për të qëndruar në solidaritet me popullin palestinez dhe për të mbështetur aspiratat e tij për liri, drejtësi dhe paqe.

Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të garantojë që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza. /Foto: AA
TRT World